Dy kosovarë, janë përfshirë në një aksident trafiku në Serbi.
Mediat serbe raportojnë se aksidenti ka ndodhur sot në hyrje të Kurshumlisë.
Aksidenti ka ndodhur mes veturës së kosovarëve dhe një tjetër serbe.
Mësohet se, vetura ‘Yugo’ që ndodheshin dy serbë, është shtypur pothuajse plotësisht, ndërkaq me dëme materiale përfundoi edhe vetura e tipit “Audi” e kosovarëve të cilët nuk kanë pësuar lëndime të rënda.