image Aksidenti tragjik në Kroaci/Disa pasagjerë do të kthehen në Kosovë disa shkojnë në Gjermani

Sociale

Aksidenti tragjik në Kroaci/Disa pasagjerë do të kthehen në Kosovë disa shkojnë në Gjermani

news image

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar nga Kroacia se e gjithë ndihma e nevojshme ishte dhënë për të përfshirët në aksidentin tragjik të së dielës.

Sveçla ka bërë  të ditur se disa prej pasagjerëve do të nisen për në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe disa të tjerë do të kthehen në Gjermani, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se kthimi i trupave të viktimave të aksidentit varet nga procedurat zyrtare që duhet të kryhen në Kroaci.

Tani po koordinojmë që të gjithë njerëzit të kthehen në Kosovë apo në Gjermani ata që duan. Po e koordinojmë krejt situatën që t`i dërgojmë edhe trupat e viktimave në Kosovë”, tha Sveçla.

/GazetaSinjali/