Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një nga viktimat është edhe Hamet Hoxha, nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit i cili ishte nisur nga Gjermani për të ardhur në Kosovë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve.
“Njëri prej tyre ishte edhe Hamet Hoxha, nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit, i cili së bashku me udhëtarët e tjerë, ishte nisur nga Gjermania për t’u çmallur me mëmëdhenë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Dje të gjithë u tronditëm nga lajmi për tragjedinë që ndodhi në Kroaci, ku mërgimtarët tanë ishin nisur për të ardhur në vendlindjet e tyre, pranë familjarëve, miqve e më të dashurve.
Njëri prej tyre ishte edhe Hamet Hoxha, nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit, i cili së bashku me udhëtarët e tjerë, ishte nisur nga Gjermania për t’u çmallur me mëmëdhenë.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe të afërmit e të ndjerit. Në këtë gjendje tejet të vështirë, lutemi që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë dhimbje.
Ngushëllime për gjithë familjarët e viktimave!
Zoti i mëshiroftë, qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!/Gazeta Sinjali/