image Aksidenti në Veternik/ Djali lirohet nga spitali, nëna vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

Siguri

Aksidenti në Veternik/ Djali lirohet nga spitali, nëna vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

news image

Nënë e bir u goditën dje nga një veturë në Veternik, derisa po e kalonin rrugën në këmbë, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndimeve që pësuan nga goditja e veturës, ata u dërguan për tretman mjekësor në Klinikën Emergjente në QKUK.

Mjeku kujdestar, Naser Syla, tha për Gazetën Sinjali se djali është liruar nga spitali, ndërsa nëna vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Syla tha se ajo është e lidhur me aparatin e frymëmarrjes.

“Gjendja e nënës është e njëjtë, e rëndë. Ajo po vazhdon trajtimin te ne, është në aparat me asistencë të frymëmarrjes. Ndërkaq, fëmija është liruar nga trajtimi mjekësor. Nuk ka pasur lëndime të rënda dhe gjendja e tij ka qenë stabile. Ai është marrë nga policia dhe është dërguar në strehimore”, tha Syla për Sinjalin./Gazeta Sinjali/