image Aksidenti në Shqipëri ku la të vdekur një 22-vjeçare, mikja e saj me postim prekës: Nuk e pranoj dot humbjen tënde

Shqipëri

Aksidenti në Shqipëri ku la të vdekur një 22-vjeçare, mikja e saj me postim prekës: Nuk e pranoj dot humbjen tënde

news image

Një aksident fatal ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Demokracia” në Kamëz të Shqipërisë, në të cilën mbeti e vdekur një 22-vjeçare e identifikuar me emrin Alida dhe u plagos një 19-vjeçare tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy vajzat janë transportuar në spital për të marrë mjekim të specializuar, por njëra prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren Deni Doku për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”, e cila ishte drejtuese e mjetit tip SMART.

Dy vajzat ishin mike me njëra-tjetrën dhe ishin në të njëjtën makinë para aksidentit.

Për këtë incident tragjik, Deni Doku, 19-vjeçarja që po drejtonte automjetin, ka publikuar një mesazh prekës.

Doku u shpreh se nuk e pranon dot humbjen e saj dhe lidhjen e tyre nuk mund ta ndajë as ajo natë e zezë kur ndodhi aksidenti.

“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde . Me duket sikur po më pret në shtepi ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje , Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim. Pjesë e zemrës time e trupit tim . Je e pandashme , je pranë meje .

Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund te na ndaje as ajo nate e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu me mua. U prefsh nëpaqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës , të dua”, shkroi ajo. /Gazeta Sinjali/