image Aksidenti në setin filmik/ Fjalët e fundit të Halyna Hutchins pasi u qëllua për vdekje

Bota e Yjeve

Aksidenti në setin filmik/ Fjalët e fundit të Halyna Hutchins pasi u qëllua për vdekje

news image

Kinematografja Halnya Hutchins, pasi u qëllua me armë nga Alec Baldin, në shesh xhirimin e filmit Rust, i tha një operatori “kjo ishte punë dreqi, kjo nuk u deshtë”.

Disa orë më vonë ajo ndërroi jetë në spital.

Fjalët e saj para fundit tragjik, u raportuan nga e përditshmja Los Angeles Times sipas intervistave të njerëzve që po punonin për filmin ‘Western’ të Baldwin, si dhe email-eve e mesazheve të tyre.

Disa momente më herët Baldwin po përgatitej për xhirimin e skenës brenda një kishe ku ai do të qëllonte me pistoletën Colt, kalibër 45.

Teksa mbante armën që supozohej të ishte mbushur me gëzhoja boshe, aktori i njohur tha:  “Domethënë e nxjerr këtë kështu, tërheq këmbëzën dhe ‘Bang!’”.

Por në fakt një plumb i vërtetë doli nga gryka e armës, megjithëse aktorit i ishte thënë se ishte një “armë e ftohtë”, siç i referohet zakonisht produksioni armëve të provës që nuk mbajnë plumba zjarri.

Hutchins e plagosur për vdekje, kishte rënë prapa në krahët e krye-elektricistit, teksa nga gjoksi nisi t’i dilte gjak.

Ndërkohë edhe regjisori, Joel Souza, i cili besohet se u godit nga i njëjti plumb, ra edhe ai përtokë.

Çfarë dreqin, çfarë po ndodh? Kjo po më djeg!” kishte thërritur Souza, sipas të përditshmes.

Baldwin më pas kishte vendosur armën në një stol dhe tha: “Çfarë dreqin ndodhi?”

Mjekët, ku janë mjekët!” thërriti dikush, teksa stafi shkonte të ndihmonte Hutchins.

Një prej tyre po shikonte të plagosurën në sy dhe tha: “Kjo nuk u deshtë”.

Në fundjavë Baldwin dukej ende i tronditur, teksa foli në skenën e shesh xhirimit tragjik, që tronditi industrinë e showbiz./GazetaSinjali/