image Mediumi kroat: Shoferi tha se nuk e kishte zënë gjumi derisa ishte duke e vozitur autobusin Frankfurt – Prishtinë

Kosovë

Mediumi kroat: Shoferi tha se nuk e kishte zënë gjumi derisa ishte duke e vozitur autobusin Frankfurt – Prishtinë

news image

Aksidenti tragjik i cili ndodhi në Slavonski Brod në Kroaci, nga i cili vdiqën 10 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë tregon edhe një herë rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit.

Sipas Josip Matija, Shef i Sigurisë në Trafik nga Ministria e Brendshme kroate, një pjesë e udhëtarëve kanë dalë nga autobusi sepse ata nuk ishin të lidhur.

Autobusi i përfshirë në aksident është i prodhimit më të ri dhe të gjitha ulëset ishin të pajisura me rripa sigurie”, raporton portali kroat, Telegram.

Të gjithë ata që nuk u lidhën dhe nuk u lënduan nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, as familjet e të vdekurve që nuk ishin lidhur”, thotë Matija.

Transportuesit e autobusëve në Kroaci thanë se është pothuajse e pamundur që shoferët të kontrollojnë se cili nga pasagjerët është i lidhur e kush nuk është dhe se nuk është e mundur të zbatohet rregulli nga transporti ajror ku aeroplani nuk niset derisa të gjithë udhëtarët të jenë të lidhur.

Mediumi kroat, Jutarnji List e ka siguruar jo zyrtarisht deklaratën në Polici të shoferit nga Kosova i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin.

Ky medium raportoi se ka gjetur një deklaratë për Policinë, e cila nuk është dëshmi në procedurë, ku shoferi D. L. (52 vjeç) nuk kishte thënë asnjëherë se e kishte marrë gjumi, por kishte deklaruar se diçka e kishte shqetësuar gjatë vozitjes, pas së cilës autobusi doli fatalisht nga autostrada.

Vetëm pasi të jetë lexuar tahografi do të jetë e mundur të përcaktohet nëse shoferi i autobusit të tragjedisë ishte në përputhje me të gjitha rregullat e punës së tij. /GazetaSinjali/