image Aksidenti në Gjakovë/ Lëndohen dy shoferët
[wp-story id="814678"]

Siguri

Aksidenti në Gjakovë/ Lëndohen dy shoferët

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 11:00 në Gjakovë, konkretisht afër Spitalit Rajonal të Gjakovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe kanë pësuar lëndime të lehta trupore dy vozitësit, me ç’rast janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj deklaroi se të lënduarit më pas janë liruar.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 në afërsi të Spitalit Rajonal të Gjakovës. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, si pasojë janë lënduar vozitësit e automjeteve, ata kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit dhe më pas janë liruar”, deklaroi ai për Sinjalin./GazetaSinjali/