image Katër të lënduar në aksidentin në Rahovec, Policia jep detaje

Siguri

Katër të lënduar në aksidentin në Rahovec, Policia jep detaje

news image

Foto ilustruese


Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur pasdite në fshatin Bërnjak të komunës së Rahovecit, ku janë përfshirë dy automjete dhe kanë mbetur të lënduar disa persona.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri me dije se katër persona kanë marrë lëndime trupore.

“Në fshatin Bërnjak-Rahovec rreth orës 16:55 është raportuar aksident trafiku. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete. Për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Elezaj për Sinjalin.

/GazetaSinjali/