Një person humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:25 në rrugën Gjilan – Prishtinë, në fshatin Bresalc të Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.
Tre nga personat me lëndime të rënda trupore, të cilët fillimisht ishin dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjilanit, u transferuan në Emergjencën e QKUK-së.
Drejtori i kësaj klinike, Basri Lenjani, tha për Sinjalin se gjendja e këtyre pacientëve është stabile.
“Ende janë në trajtim mjekësor. Janë në gjendje stabile. Mosha e tyre është nga 25-vjeç deri në 55-vjeç”, tha Lenjani./Gazeta Sinjali/