Për shkak të mjegullës së rëndë dhe acarit në autostradën në Virxhinia Lindore, ndodhi një përplasje zingjirore në të cilën u përfshinë 63 automjete, dhe 35 njerëz u lënduan.
Aksidenti, i cili ndodhi rreth 80 kilometra në lindje të Richmond, mbylli autostradën në të dy drejtimet.
Sipas portalit NBCNews, disa persona pësuan lëndime të vogla, por ka edhe me lëndime serioze për jetën.
Një zëdhënës i Qendrës Mjekësore Rajonale njoftoi në Twitter se qendra ishte kujdesur për 25 të lënduar, njëri prej të cilëve ishte në gjendje të rëndë.
Policia gjithashtu lëshoi foto të përplasjeve, të cilat tregojnë makina të përmbysura dhe të përplasura.
Drejtuesve të automjeteve u kërkohet të bëjnë kujdes gjatë vozitjes, veçanërisht në ura, për shkak të akullit dhe mjegullës. /Gazeta Sinjali/