image Aksident trafiku në Sibovc të Podujevës, pesë persona të lënduar (Video)

Siguri

Aksident trafiku në Sibovc të Podujevës, pesë persona të lënduar (Video)

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy automjeteve sot rreth orës 12:00 në Sibovcë të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, ku më pas të njëjtit nga plagët e marra janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së rajonit të Prishtinës, e cila tha se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dha ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Sot rreth orës 12:00 në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ajo.

Për aksidentin në fjalë, një sinjalizues ka dërguar pamje në adresën e Gazetës Sinjali, ku shihen veturat e aksidentuara dhe dëmet e shkaktuara.

/GazetaSinjali/