image Aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Ferizaj, 6 persona të lënduar

Siguri

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, 6 persona të lënduar

news image

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave pasditen e sotme rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, përkatësisht në fshatin Konjuh të Lipjanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Gazetën Sinjali se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Me datën 07.12.2020 rreth orës 18:00, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh – Lipjan ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Borovci./Gazeta Sinjali/