Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën “Xhelal Hajda”, në Rahovec, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, për Gazetën Sinjali ka njoftuar se peraonat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
“Dy vetura kanë bërë ndeshje direkte. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00. Pesë persona janë lënduar dhe janë transferuar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor. Gjendja e tyre për momentin është stabile. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Xhelal Hajda’“, tha Xhurkaj./Gazeta Sinjali/