Një aksident trafiku mes dy veturave është shkaktuar sot rreth orës 13:00 në qendër të Mitrovicës, saktësisht në rrugën “Shemsi Ahmeti”, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se nuk është lënduar askush nga ky aksident.
“Po, ka ndodhur një aksident mes dy veturave në rrugën “Shemsi Ahmeti”. Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale”, ka thënë Zahiti./Gazeta Sinjali/