image Vetura në Prizren përfundon poshtë urës (PAMJE)

Sinjalizime

Vetura në Prizren përfundon poshtë urës (PAMJE)

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën tranzit të Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas fotove të dërguara nga sinjalizuesit e Gazetës Sinjalit, shihet se një veturë ka përfunduar poshtë urës.

Ende nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.

Sinjali do të ju mbajë të informuar rreth rastit.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme janë raportuar së paku gjatë aksidente trafiku, njëri prej të cilit përfundoi me fatalitet. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gllobar të Drenasit, ku të vdekur kanë mbetur – një 7-vjeçar dhe një grua e moshës 32-vjeçare.

/GazetaSinjali/