image Aksident trafiku në Prishtinë, një person i lënduar

Siguri

Aksident trafiku në Prishtinë, një person i lënduar

news image

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 te Mensa e Studentëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili bëri të ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, ai njoftoi se hetuesit policorë dhe njësia e trafikut rajonal po merren me rastin.

“Rreth orës 12:00, është raportuar për aksidentin. Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura”, deklaroi ai për Sinjalin./GazetaSinjali/