image Aksident trafiku në Miradi të Ulët (VIDEO)

Siguri

Aksident trafiku në Miradi të Ulët (VIDEO)

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Miradi e Ulët, në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihet se në këtë aksident janë të përfshira të paktën dy automjete.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar në këtë aksident, por shihet se automjetet kanë pësuar dëme materiale.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjeve./Gazeta Sinjali/