image Aksident trafiku në Milloshevë, 6 persona të lënduar

Siguri

Aksident trafiku në Milloshevë, 6 persona të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e sotme rreth orës 22:10 në Milloshevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident trafiku janë përfshirë dy automjete dhe janë aksidentuar gjashtë persona.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Ahmeti njoftoi se me rastin po merret njësia e trafikut./GazetaSinjali/