image Aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, lëndohen tetë persona

Siguri

Aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, lëndohen tetë persona

news image

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, konkretisht në hyrje të autostradës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, i cili tha se personat e lënduar janë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt.

Veseli gjithashtu bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.

/GazetaSinjali/