image Aksident trafiku në Klinë - tre të lënduar

Siguri

Aksident trafiku në Klinë – tre të lënduar

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dush, të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:00 dhe se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe pas ekzaminimit janë liruar në shtëpi.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku në Dush të Klinës. Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave. Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit mjekësor, të tre ata janë liruar menjëherë në shtëpi”, ka thënë zyrtari i Policisë për Informim, Fadil Gashi.

/GazetaSinjali/