Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave pak më parë në Dobërçan të Gjilanit, ku si pasojë ka edhe persona të lënduar.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, i cili konfirmoi se nga aksidenti një person është i lënduar, por ende nuk dihet saktë numri i të lënduarve.
“Një aksident trafiku ka ndodhur pas drekës, si pasojë e aksidentit një person është lënduar, por ende nuk e kemi shifrën e saktë të të lënduarve”, tha ai për Sinjalin.
Hashani deklaroi se njësitë policore janë në vendin e ngjarjes.
Për informacione tjera shtesë Sinjali do të iu mbajë të informuar./GazetaSinjali/