Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Mes Bardh të Fushë-Kosovës, mes trenit dhe një vetureje, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali, që ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
Sipas sinjalizuesit, treni e ka goditur veturën, por fatmirësisht shoferi nuk ka pësuar lëndime të rënda.