image Aksident trafiku mes një kamioni dhe veture, ka të lënduar

Kosovë

Komunikacion/ Aksident trafiku mes një kamioni dhe veture, ka të lënduar

news image

Një person është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 08 të mëngjesit, në rrugën Deçan – Llukë e Epërme.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe veture, transmeton Gazeta Sinjali.

Rastin për gazetën, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Sot rreth orës 08:37 në rrugën Deçan- Llukë e Epërme ka ndodhur një aksident në mes një kamioni dhe veture, me ç ‘rast ka pësuar lëndime një person. Policia ka ndërmarr masat e nevojshme në vendin e aksidentit”, ka thënë Ibra për Gazetën Sinjali.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shkaktuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 12 aksidente me të lënduar./Gazeta Sinjali/