Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes dy veturave në Prizren, gjatë orës 13:00, raporton Gazeta Sinjali.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur afër ish Benafit.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i policisë së rajonit të Prizrenit, i cili tha se nuk ka të lënduar, përveç dëme materiale.
Veseli theksoi se shkaktar i aksidentit dyshohet se ka qenë mosrespektimi i shenjave të trafikut.
“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shenjave në trafik”, tha Veseli.