image Aksident trafiku mes dy veturave në Prishtinë - një i lënduar

Kosovë

Komunikacion/ Aksident trafiku mes dy veturave në Prishtinë – një i lënduar

news image

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të trafiku që ka ndodhur rreth orës 21:00, lagjen Arbëria në Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

“Me date 06.03.2020 rreth orës 21:10 ne rr “Ahmet Krasniqi” ka ndodhur një aksident trafiku ku te përfshira kane qene dy vetura. Si pasoje e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Rexhepi./Gazeta Sinjali/