image Aksident trafiku me pesë të lënduar në rrugën Xërxë-Rahovec

Siguri

Aksident trafiku me pesë të lënduar në rrugën Xërxë-Rahovec

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mes dy veturave në rrugën Xërxë- Rahovec, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në vijë të plotë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Ai ka konfirmuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjakovë dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Gazeta Sinjali/