image Aksident te Katedralja në Prishtinë, Policia jep detaje

Siguri

Aksident te Katedralja në Prishtinë, Policia jep detaje

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë rreth orës 10:30, njofton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se Njësiti i Trafikut po merret me rastin.

“Rreth orës 10:30, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ne mes dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rast po merret Njësiti i Trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Sinjali/