image Aksident mes 4 veturave në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Siguri

Aksident mes 4 veturave në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

news image

Një aksident komunikacioni rrugor ka ndodhur rreth orës 19:10 në Fushë Kosovë.

Në aksident kanë qenë të përfshira 4 vetura.

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime trupore, dhe të njejtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /GazetaSinjali/