image Aksident në Vragoli të Fushë Kosovës, pesë persona të lënduar

Siguri

Aksident në Vragoli të Fushë Kosovës, pesë persona të lënduar

news image

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se njësia policore e trafikut është marrë me rastin. 

/GazetaSinjali/