image Aksident në rrugën Tiranë - Durrës, të përfshira dy vetura nga Kosova

Shqipëri

Aksident në rrugën Tiranë – Durrës, të përfshira dy vetura nga Kosova

news image

Një aksident trafiku mes së paku tri veturave ka ndodhur para pak çastesh në aksin rrugor Tiranë – Durrës, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, në të cilin shihet se dy nga veturat e përfshira në aksident janë me targa të Kosovës.

Ky aksident ka krijuar tollovi të madhe në trafik, pasi që shumë njerëz edhe kanë dalë nga veturat e tyre.

Sinjali mëson se shkaktar i këtij aksidenti ka qenë një shofer me veturë me targa të Shqipërisë, i cili ka hyrë në korsinë e kundërt të rrugës, duke goditur të paktën dy vetura nga Kosova.

Sinjali po ashtu merr vesh se personi që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin, është shoqëruar nga policia në komisariat, kurse njësiti i trafikut ka vazhduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe intervistimin e të dëmtuarve.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, përveç dëmeve materiale që shihen në foto.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali/