image Aksident në rrugën Prishtinë - Podujevë, lëndohen tre persona

Siguri

Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, lëndohen tre persona

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme, në Lluzhan të Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00,në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti shtoi se me rastin po merret Njësiti i Trafikut./GazetaSinjali/