image Aksident në rrugën Prishtinë - Ferizaj, lëndohen 5 persona

Siguri

Aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj, lëndohen 5 persona

news image

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte mes dy veturave në rrugën Prishtinë –Ferizaj, saktësisht në Veternik të Prishtinës, rreth orës 19:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se të lënduar janë dërguar për të marrë trajtim mjekësor.

“Sot në ora 19:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 5 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/