image Aksident në rrugën Lluzhan-Batllavë, lëndohet një person

Kosovë

Siguri/ Aksident në rrugën Lluzhan-Batllavë, lëndohet një person

news image

Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në rrugën Lluzhan-Batllavë, rreth orës 16:30.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Lluzhan -Batllavë, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se me rastin po merret njësiti i trafikut./Gazeta Sinjali/