image Aksident në rrugën Kllokot-Viti, lëndohet një person

Siguri

Aksident në rrugën Kllokot-Viti, lëndohet një person

news image

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 11:00 mes dy veturave në rrugën Kllokot-Viti, afër fshatit Kllokot, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti, një person ka mbetur i lënduar, por sipas raportit të mjekut besohet që nuk ka lëndime të mëdha dhe nuk është në gjendje të rëndë.

“Po sot ka ndodhur një aksident rreth orës 11:00 mes dy veturave në rrugën Kllokot-Viti. Një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Spitalore në Gjilan, ndërsa, trafiku rajonal është në vendngjarje duke e hetu rastin”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/