Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit, transmeton Gazeta Sinjali.
Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi Ndërfushas, Mirditë, pasi që automjeti ka dalë nga rruga dhe ka gjetur vdekjen shoferi, Gersi Nikolli, 35 vjeç.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shqipërisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz, Mirditë, drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” shtetasi G.N.,35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga ,ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.