image Aksident në Mitrovicë, lëndohen tre persona

Kosovë

Policia/ Aksident në Mitrovicë, lëndohen tre persona

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën rajonale Mitrovicë – Bajgorë, saktësisht në fshatin Stantërg rreth orës 18:00.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Mitrovicë 24 shkurt 2020 Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 18:00, në rrugën rajonale Mitrovicë -Bajgorë përkatësisht në fshatin Stantërg. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kane kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Avni Zahiti. /Gazeta Sinjali/