image Aksident në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, katër të lënduar

Siguri

Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, katër të lënduar

news image

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj,  ka ndodhë një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvzje. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/