image Aksident në Lupç të Podujevës, lëndohen tetë persona

Siguri

Aksident në Lupç të Podujevës, lëndohen tetë persona

news image

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në Lupç të Podujevës, ku janë lënduar tetë persona, shkruan GazetaSinjali.

Në vendngjarje kanë dalë policia dhe ka filluar hetimet për shkaqet e aksidentit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale të Prishtinës.

Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti. /GazetaSinjali/