Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 14:00, në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënsia e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një biçikletë.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Dardania në Fushë Kosovë, ku kanë qenë të perfshira një veturë dhe një biçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Me rastin po merret njesiti i trafikut./Gazeta Sinjali/