image Përfshihen në aksident tri vetura në Dollc të Klinës, Policia jep detaje

Siguri

Përfshihen në aksident tri vetura në Dollc të Klinës, Policia jep detaje

news image

Sot rreth orës 20:45 stacioni policor i Klinës është njoftuar për një aksident në Dollc.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia e Kosovës ku të njëjtit kanë dhënë detaje se në aksident janë përfshirë tri vetura por që fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës e konfirmon për Gazetën Sinjali se vetëm veturat janë dëmtuar me dëme të vogla materiale.

/GazetaSinjali/