image Aksident në Begracë të Kaçanikut

Kosovë

Policia/ Aksident në Begracë të Kaçanikut

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Begracë të Kaçanikut rreth orës 15:00.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një fugon. Sipas tij nuk ka persona të lënduar në aksident.

“Ka ndodh një aksident në mes të një kombi dhe një autobusi me dëme materiale, nuk ka të lënduar, rreth orës 15:00”, ka thënë Agim Gashi. /Gazeta Sinjali/