image Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Deçan, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Deçan, lëndohen dy persona

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Deçan, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sot rreth orës 09:00 Policia është informuar për një aksident që ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan mes një veture dhe një motoçiklete. Lëndime trupore kanë marrë dy persona të cilët janë përcjellë për tretman mjekësor”, tha Rugova./Gazeta Sinjali/