image Aksident mes dy veturave në Zvicër - Mercedesi përplaset në një argjendari, përfshihen 2 kosovare

Siguri

Aksident mes dy veturave në Zvicër – Mercedesi përplaset në një argjendari, përfshihen 2 kosovare

news image

Pesë veta kanë pësuar lëndime në një aksident që ka ndodhur në Aarau, Zvicër të mërkurën, në orën 17:20.

Vetura Mercedes, e drejtuar nga një shtetas afgan, 19 vjeçar, po lëvizte me shpejtësi të rritur, raportojnë dëshmitarët okularë, shkruan 20minuten.ch.

Aksidenti ka ndodhur pasi shoferi në fjalë ka humbur kontrollin mbi veturën e tij Mercedes-Benz CLA në qendër të qytetit Aarau. Pesë persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe një dëm i madh material i shkaktuar.

Aksidenti ka ndodhur pas një shiu të madh, sipas policisë së kantonit Aargau.

Në të njëjtën kohë,  një vajzë 18-vjeçe që po ngiste veturën VW Golf ka dalë nga një rrugë anësore në rrugën që kishte ngritje të madhe. 19-vjeçari është shmangur nga e majta pasi nuk mundte të ndalej më. Kështu, ndodhi përplasja anësore mes dy veturave, derisa Mercedesi u përplas në argjendari. 19-vjeçari pastaj ka kaluar kryqëzimin e rrugës dhe ka goditur me forcë të madhe fasadën e një dyqani argjendarie.

Përveç shoferit, në Mercedes ishte një bashkëshofer 20-vjeçar dhe dy vajza të moshës 17 dhe 18 vjeçe. Bëhet fjalë për një afgan (përveç shoferit), një suedeze dhe një kosovare.

Ndërsa 5 veta tjera, përfshirë shoferen kosovare të VW, janë dërguar në spital për kontroll.

Mercedesi është shkatërruar rëndë. Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi arrin në mbi 100,000 franga . Shoferi i Mercedesit është paditur dhe është detyruar të dorëzonte patentën e shoferit që e kishte marrë në provë.

/Gazeta Sinjali/