image Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë - Mitrovicë, katër të lënduar

Siguri

Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, katër të lënduar

news image

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku sot në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në segmentin rrugor fshati Nadakovc, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se personat e lënduar kanë kërkuar trajtim mjekësor.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Nadakovc, dy vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit katër(4) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti./Gazeta Sinjali/