image Aksident mes dy veturave në Prizren, një person i lënduar

Siguri

Aksident mes dy veturave në Prizren, një person i lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në Jaglenicë të Prizrenit mes dy veturave, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka konfirmuar lajmin për Sinjalin dhe ka njoftuar se njëri nga drejtuesit e automjeteve ka paraqitur ankesa për lëndime.

“Është aksident me dëme materiale, për momentin njëri drejtues i automjetit ka paraqitur ankesa për lëndime. Emergjenca dhe Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Osmanollaj për Sinjalin./Gazeta Sinjali/