image Aksident mes dy veturave në Prishtinë, policia jep detaje

Siguri

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, policia jep detaje

news image

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte mes dy veturave në Prishtinë rreth orës 19:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor.

 “Rreth orës 19:00, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor, ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Si pasoj e aksidentit,  lëndime trupore ka pësuar një person si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, u shpreh ajo.

/Gazeta Sinjali/