image Aksident mes dy veturave në Drenas, pamje nga vendi i ngjarjes

Siguri

Aksident mes dy veturave në Drenas, pamje nga vendi i ngjarjes

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Zabel i Ulët në Drenas, me ç’rast kanë mbetur të lënduar dy persona, njoftojnë sinjalizuesit e Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë thënë se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

Në pamjet e dërguara nga sinjalizuesit shihet se në vendin ku ka ndodhur aksidenti ka arritur edhe Policia.

Ndërkaq, lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar Policia e Kosovës, që tani janë duke u marrë me aksidentin.

“Në ora 17:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Zabel i Ulët Drenas. Të përfshira në këtë aksident janë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me aksidentin”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet e dërguara nga sinjalizuesit. /Gazeta Sinjali/