image Aksident mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”

Siguri

Aksident mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”

news image

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, sot në mëngjes, rreth orës 08:35.

Rasti dyshohet se ka ndodhur afër lokacionit Suharekë-Duhël, km i 35-të.

Lajmin për Gazeta Sinjalin e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, i cili tha se në aksident nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Gjithashtu, Kelani bëri të ditur se rruga është e lirë për qarkullim.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, sot më datë 26.7.2021 rreth orës 08:35 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, afër lokacionit Suharekë-Duhël, km i 35-të. Në aksident të përfshira kanë qenë dy vetura, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Rruga është e lirë për qarkullim”, njoftoi Kelani./Gazeta Sinjali/