image Aksident me fatalitet në Zubin Potok, një i vdekur dhe tre të lënduar

Siguri

Aksident me fatalitet në Zubin Potok, një i vdekur dhe tre të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën nacionale të Zubin Potokut, ku nga pakujdesia një person me veturë ka goditur dy vetura të tjera të cilat kanë qenë të parkuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti vozitësi nga plagët e marra ka ndërruar jetë, ndërkohë tre pasagjerë janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni fetare./GazetaSinjali/